Lajme

Mijëra izraelitë në protesta kundër Netanyahu-t


Mijëra izraelitë demonstruan jashtë rezidencës së Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, në Jeruzalem, më 20 mars. Protestuesit bënin thirrje për t`i dhënë fund udhëheqjes së tij vetëm tre ditë përpara zgjedhjeve të katërta të vendit në dy vite.

Protestuesit marshuan në rrugë, duke valëvitur flamuj, duke goditur daulle, duke fishkëllyer e brohoritur kundër konservatorit 71 vjeçar.

Protesta ishte një nga protestat më të mëdha të organizuara kundër Netanyahu-t. Mediat izraelite raportonin se numëroheshin mbi 20 mijë protestues.

Edhe pse Partia Likud e krahut të djathtë pritet të dalë si partia më e madhe në vend në votimet e 23 marsit, sondazhet  nuk parashikojnë asnjë fitues të qartë më një shumicë të konsiderueshme në parlament ose në gjendje të formojë një qeveri.

Gjatë zgjedhjeve presioni është rritur, ndërkohë që kryeministri i Izraelit po gjykohet për korrupsion. Ai po akuzohet gjithashtu  nga kritikët për keqmenaxhimin e situatës së shkaktuar nga COVID-19.

Netanyahu shpreson se suksesi i programit të vaksinimit të shpejtë të qeverisë së tij COVID-19 do t`i sigurojë atij shtysën e nevojshme për të siguruar një shumicë ndaj parlamentit.

Kryeministri i Izraelit po përballet me akuza për ryfshet dhe mashtrim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore