Pajisje

Microsoft-i lancon produktin e ri cloud për kompjuterët personalë


Kompania teknologjike, Microsoft, ka njoftuar një produkt të ri cloud  për kompjuterët personalë ku përdoruesit mund të transmetojnë një pajisje Windows nga kudo.

Agjencia e lajmeve, BBC, tregon se produkti i quajtur Windows 365 do të funksionojë në mënyrë të ngjashme me transmetimin e lojërave, ku llogaritja bëhet në një qendër të dhënash diku nga distanca dhe transmetohet në një pajisje.

Kjo do të thotë se të gjitha llojet e pajisjeve, përfshirë në to tabletët ose Apple Mac-ët, mund të transmetojnë një desktop Windows-i të plotë të kompjuterit personal.

Fillimisht, produkti i ri po u shitet bizneseve, pasi shumë firma lëvrojnë në një kombinim të punës në zyrë dhe asaj në distancë.

Ndërkohë, Microsoft-i po e reklamon mënyrën e re të përdorimit të një kompjuteri personal si “Windows-i hibrid për një botë hibride”.

Kompania ka treguar se aplikacionet dhe cilësimet e çdo përdoruesi do të nisen menjëherë nga çdo pajisje, duke lejuar që kompjuterët personalë të personalizuar të Windows-it të mund të qasen nga kudo.

“Përvoja e Windows-it është e qëndrueshme, pa marrë parasysh pajisjen”, ka premtuar Microsoft-i në njoftimin e bërë.

Duke shtuar se “ju mund të bëni të njëjtën punë të bërë në një kompjuter portativ në një dhomë hoteli, prej një tableti nga makina ose në desktop-in tuaj teksa jeni në zyrë”.

Pritet që për klientët e biznesit “të të gjitha madhësive”, programi të nisë në muajin gusht. Për të filluar, ai do të transmetojë një version të Windows 10-s, por pasardhësi, Windows 11-a, do të jetë gjithashtu i disponueshëm pasi të prezantohet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore