Shqipëria

Michel tur ballkanik javën e ardhshme, në Tiranë më 20 maj


Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, më datën 20 maj do të vizitojë Tiranën.

Kjo është bërë e ditur nga njoftimi në faqen e Këshillit.

Sipas agjendës, pritet që ai të zhvillojë një tur ballkanik javën e ardhshme. Fillimisht do të jetë në Serbi më 19 maj, një ditë më pas në Shqipëri dhe më 21 maj në Bosnjë dhe Hercegovinë.

 

Kujtojmë që në konferencën për shtyp pas përfundimit të Samitit midis liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor të mërkurën e 6 tetorit, Michel theksoi se me rëndësi strategjike për Bashkimin Evropian është rajoni i Ballkanit Perëndimor.

“Konfirmojmë punën që duhet të bëjmë për zgjerimin. Ka pasur qartësi politike mes nesh, për të intensifikuar punën politike që duhet të bëjmë. Lufta kundër korrupsionit është në ADN-në e unionit. Kemi debate politike mbi to dhe duhet parë si mund të arrijmë më shumë progres mbi parimet evropiane”.

Sipas tij, kjo është zgjedhje që e duan evropianët, por edhe qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel

“Çështja e klimës dhe agjenda digjitale është në fokusin tonë. BE-ja duhet të jetë më e dukshme në këto shtete mbi bazë të këtyre agjendave. Kjo është pika e dytë shumë e rëndësishme”.

Gjithashtu, Michel ravijëzoi se pika e tretë është ajo e zgjidhjes së konflikteve të Ballkanit.

“Çështja e minoriteteve duhet trajtuar. Ka pasur progres, por inkurajojmë më shumë punë për këto çështje, që të avancojmë politikat tona”, bëri me dije presidenti.

Për të, ka një debat të 27 vendeve mbi zgjerimin e unionit.

“Duhet të vendosim së bashku si duam t’i marrim vendimet dhe çfarë duam të bëjmë. Ka disa tema, tek të cilat duhet të fokusohemi mes nesh, për t’i kthyer në çështje më konkrete dhe të jemi më të angazhuar me politikat tona”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore