Sport

Miami Open: Naomi Osaka e pandalshme


Për herë të parë në karrierën e saj, Naomi Osaka depërton deri në çerek-finalet e kompeticionit amerikan Miami Open.

Numri 2 në botë i tenisit invidiual për femrat, nuk i ka shuar ende motorët dhe vazhdon të vrapoj përmes radhës së fitoreve të saj – që kur fitoi US Open (Open-i i SHBA-ve) e më pas atë të Australisë dhe deri tani në Miami Open, japonezja Osaka është në fitoren e saj të 23-të.

Osaka fitoi kundër sfidantes belgjikase Elise Mertens ditën e djeshme (e hënë 29 mars), në raundin e 16 të Miami Open, me rezultatin 6 – 3; 6 – 3.

Një Elise Mertens e lodhur përpara Naomi Osaka-s

Fitorja relativisht e lehtë për kampionen 23 vjeçare, i siguroj biletën për çerek-finalet e Miami Open.

Ditën e mërkurë (31 mars) ajo avancon në fazën tjetër të çerek-finaleve, ku do të duelojë me greken Maria Sakkari.

Tashmë e 25 në botë në renditjen e ËTA-së (Shoqëria e Tenisit të Femrave), por në 24 shkurt 2020, Sakkari ka regjistruar pikun e saj në vendin e 20, në renditjen konkurruese të tenisit botëror për femra.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore