Shqipëria

Meta zbulon strukturën e re të PL-së, “do të kandidoj për president të partisë”


Ilir Meta – kreu i Partisë së Lirisë (PL) – ka zbuluar në një konferencë për shtyp strukturën që PL pritet të mbajë pas Konventës së 27 prillit.

Partia, sipas tij, nuk do të ketë më kryetar, por president. Post për të cilin do të kandidojë ai vetë.

Meta ka zbuluar po ashtu se kandidatja e vetme për postin e zëvendëspresidentit do të jetë Erisa Xhixho.

Kurse Tedi Blushi do të mbajë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë.

“Vijon puna për ndryshimet në Statut që do të sjellin një Partis të re Lirie që do të jetë e aftë t’i përgjigjet një regjimi mafioz dhe të frymëzojë shqiptarët në luftën për liri”, ka thënë ai.

“Do të godasim nepotizmin në parti sepse ka qenë një shqetësim dhe problem i madh. Do t’i japim goditje krahinalizmit dhe do jemi partia më demokratike në Shqipëri, më e organizuara dhe më e fuqishme sa i takon ekzekutimit”.

Sipas Metës, PL nuk mund të vijojë me lidership kakofonik. Do të ketë kryesi ekzekutive dhe kryesi politike.

“Nuk do të ketë kryetar por president, dhe padyshim që unë do të kandidoj”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore