Shqipëria

Meta uron besimtarët ortodoksë: Gëzuar Festën e Shenjtë të Pashkës


Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, mbrëmjen e 2 majit, përmes një postimi në median sociale Facebook, ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e shenjtë të Pashkës.

“Gëzuar Festën e Shenjtë të Pashkës, Ditën e Ngjalljes së Krishtit, të triumfit të jetës mbi vdekjen, të dritës mbi errësirën, të së mirës ndaj së keqes dhe të dashurisë mbi urrejtjen”, shkroi ai.

Meta u shpreh se “helmimi” i familjes, i shoqërisë dhe i politikës nga fenomenet e errëta, duhet luftuar me “kryengritjen paqësore” të madhështisë së dashurisë dhe faljes, që na mësoi dhe predikoi me vepra.

Sipas tij, shumë përpiqen ta shmangin këtë parim.

“Por siç na mëson Ungjilli: “Të bekuar janë ata, që frymëzohen nga falja, e cila buroi nga varri i Krishtit. Të bekuar janë ata, që kërkojnë dashurinë e Tij, që kapërcen çdo mendje”, ka thënë presidenti në urimin për ortodoksët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore