Shqipëria

Meta: Rama do të largohet si Millosheviçi


Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, deklaroi se kryeministri shqiptar Edi Rama do të largohet nga pushteti si ish-presidenti famëkeq serb Sllobodan Millosheviç.

Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi “News24”, duke cituar intervistën me ish-kreun e shtetit.

“Ai do të ikë si Millosheviçi, me zgjedhje dhe me protesta. Unë nuk i lë shqiptarët pa alternativë”, u shpreh fillimisht Meta për “News24”.

Sipas tij, sistemi ka dalë jashtë kontrolli në mënyrë të qartë.

Kjo, me deputetë “kukulla”, me prishjen e balancave dhe me ndryshimet e vazhdueshme kushtetuese.

Meta garantoi se populli nuk është përfaqësuar, sepse klasa politike nuk i ka përmbushur detyrat që i ka deleguar sovrani.

E vetmja mënyrë për të ribalancuar të gjithën është referendumi, shtoi ish-kryetari i LSI-së.

Në përmbyllje, Meta nënvizoi se nuk mund të lihet fati i familjeve dhe vendit në këtë mënyrë.

“Duhet ta marrin me çdo mënyrë e me çdo çmim, edhe ta përdorin nesër edhe kundër Ilir Metës”, ravijvëzoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore