Shqipëria

Meta argumenton arsyet e kthimit të ligjit për Aeroportin e Rinasit


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, njoftoi se ka dorëzuar në Kuvend dekretin për rishqyrtimin e ligjit për Aeroportin e Rinasit.

Gjatë një konference për mediat, Meta argumentoi arsyet e kthimit të ligjit për marrëveshjen e koncesionit për Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza.

Meta i bëri thirrje çdo deputeti të reflektojë mbi këtë nismë.

“Sikundër paralajmërova, dje i përcolla edhe zyrtarisht Kuvendit dekretin për kthimin për rishqyrtim ligjin për aeroportin e Rinasit. I bëj thirrje çdo deputeti e zyrtari të lartë të reflektojë me shumë qetësi për këtë nismë”, deklaroi Kreu i Shtetit.

Meta përmbylli duke thënë se arsyet e kthimit të këtij ligji gjenden në 43 faqe dokument.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore