Sport

Messi uron Suarez-in për transferimin te Nacional


Lionel Messi i ka uruar mikut të tij të mirë Luis Suarez fat të mirë në kapitullin e tij të ri të karrierës.

Suarez u prezentua nw Nacional, të dielën, klubi ku sulmuesi veteran kishte debutuar si futbollist profesionist 17 vjet më parë.

Mijëra tifozë dolën në stadiumin qendror Gran Parque të Nacional në Montevideo për të mirëpritur në shtëpi ish-yllin e Liverpool dhe Barcelonës.

Messi, i cili luajti me Suarez në Barcelonë, tha në një video të postuar nga Nacional: “Ti je atje. Unë dua të të dërgoj një përqafim të madh dhe të të uroj gjithë të mirat në këtë fazë. E di sa e rëndësishme është të jesh atje. të kthehesh në shtëpinë tënde, të kthehesh të jetosh në vendin tënd pas kaq shumë kohësh, të përgatitesh për Kupën e Botës. Të uroj më të mirat”.

Suarez, 35 vjeç, i cili i është bashkuar Nacional deri në fund të vitit si agjent i lirë pas dy sezoneve në Atletico Madrid, tha gjatë prezantimit të tij zyrtar: “Të gjithë popullit të Uruguait, para së gjithash, faleminderit sepse jam këtu për shkak të juve. E di se nuk ka vend ku do të isha më i lumtur se këtu”.

“Kam ardhur këtu për të fituar dhe për të luftuar për të gjithë titujt. Ky është një klub i madh dhe jam i bindur se nëse i bëjmë gjërat në mënyrën e duhur , ne mund të fitojmë të gjithë titujt e mbetur”, pwrfundoi Suarez.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore