Sport

Messi nënshkruan marrëveshje me kompaninë e kriptovalutave


Lionel Messi ka nënshkruar një marrëveshje prej 18 milionë euro për ta promovuar një kriptovalutë digjitale kompanisë së tokenave,“Socios.com”.

Kjo marrëveshje, e cila do të jetë për të paktën tre vjet sipas Socios, përfshin praninë e Messit në fushatën e re televizive Socios.com.

Kështu argjentinasi bëhet sportisti i radhës që hynë në botën e kriptovalutave, pas lojtarit të NFL, Tom Brady dhe yllit të NBA-së LeBron James.

“Socios.com” ka njoftuar se Messi do të përfshihet në prezantimin e reklamave dhe në promovimin e kampanjës për këtë kompani gjatë Kupës së Botës në Katar.

Marrëveshja prej “ambasadorit” për Messin nuk përfshinë pagesa me kriptovaluta, por me para të cilat do të paguhen përgjatë tri vjetët e ardhshme.

“Socios” kanë nënshkruar marrëveshje, për krijimin e tokenave, për rreth 130 organizata sportive, përfshirë këtu edhe klubet e mëdha të futbollit si PSG, Barcelona, Juventus dhe Manchester City.

Tokenat e tifozëve janë një lloj kriptovaute, e cila ua mundëson atyre të votojnë në vendime të vogla në klubet e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore