Film

Merr fund shkëputja nga aktrimi – Tom Holland po rikthehet për të luajtur në rolin e Romeos


Ylli i Hollywood-it, Tom Holland do të luajë Romeon në “Romeo & Juliet” të Shekspirit në West End të Londrës më vonë këtë vit.

Ylli i “Spiderman” njoftoi shfaqjen e tij të ri në Teatrin Duka të York-ut në një postim në Instagram, duke shënuar kthimin e tij nga një pushim i shëndetit mendor.

“Tom Holland është Romeo në vizionin e ri pulsues të Jamie Lloyd-it të përrallës së pavdekshme të Shekspirit të fjalëbërësve, rimerëve, të dashuruarve dhe luftëtarëve”, thuhet në faqen e internetit të produksionit.

Shfaqja do të zgjasë nga 11 maji deri më 3 gusht dhe biletat do të dalin në shitje më 13 shkurt, shkruan CNN, transmeton AlbanianPost.

Anëtarët e tjerë të kastit nuk janë zbuluar ende.

Kjo shfaqje, do të jetë e para për Holland që kur ai njoftoi në qershor të vitit të kaluar se po bënte një pushim nga aktrimi për të mbrojtur shëndetin e tij mendor.

Holland tha se mësoi për vlerën e prioritizimit të shëndetit të tij mendor pas prodhimit dhe luajtjes në mini-serialin AppleTV+ “The Crowded Room”.

Me një temë të rëndë të lidhur me shëndetin mendor, realizimi i “The Crowded Room” ishte “një kohë e vështirë”, tha Holland, sepse ai “po eksploronte disa emocione që definitivisht nuk i kishte përjetuar kurrë më parë”.

I frymëzuar nga romani i Daniel Keyes i vitit 1981 “The Minds of Billy Milligan”, mini-seriali ndjek arrestimin e një të riu për një krim tronditës dhe “hetuesin e pamundur” që zgjidh misterin pas tij, sipas një përmbledhjeje.

Gjithsesi, kur jemi tek problemet me shëndetin mendor dhe veset e Tom, si ftuar në podkastin “On Purpose” të Jay Shetty, Holland e ka përshkruar veten si “padyshim të varur nga alkooli”, derisa ka shpjeguar edhe arsyet që e larguan nga ky ves.

Me sa duket, ishte janari i vitit 2022, periudha kur Holland ndaloi se piri, pasi që sipas tij, i duhej një kohë e veçantë për t’u detoksikuar prej sasive të mëdha të alkoolit të konsumuar gjatë festave të Krishtlindjeve.

“Vendosa të heq dorë vetëm në janar, doja të bëja vetëm janarin e thatë dhe gjithçka që mendoj ishte të pija një pije”, shpjegoi ai.

“Fillova të shqetësohem vërtet se kisha një problem me alkoolin. Vendosa të ndaloj veten edhe në muajin shkurt”, përfundoi ai.

Rrëfimi i sinqertë i Tom Holland për problemet e tij me alkoolin

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore