Lajme

Merkel: Shtetet federale gjermane duhet të bëjnë më shumë për të frenuar infeksionet


Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, u ka bërë thirrje shteteve federale të dielën e 28 marsit, se duhet të bëjnë më shumë për të frenuar përhapjen e coronavirus-it.

Merkel tha se kufizime shtesë të tilla si orari i ndalimit janë të nevojshme për të parandaluar “rritjen eksponenciale” të virusit.

Shtetet kanë një qasje të pabarabartë për të luftuar virusin, thotë Merkel.

“Ne duhet ta thyejmë këtë valë të tretë. Ne kemi nevojë që shtetet federale të veprojnë. Masat duhet të merrën shumë seriozisht. Disa shtete po e bëjnë këtë, të tjerët ende nuk po e bëjnë atë”.

Merkel tha se masat nuk janë duke u respektuar te të gjitha shtetet federale.

Qeveria federale dhe kryeministrat e shtetit ranë dakord për një strategji në fillim të marsit ku kufizimet do të bëhen në rastet kur kurba e infeksioneve do të rritej mbi 100 raste për 100 mijë njerëz në një periudhë shtatë ditore. Ky është i njohur si mekanizmi i “frenave emergjente”.

Qeveritë federale duhet të marrin masa nëse shtetet nuk e bëjnë këtë, paralajmëron kancelarja.

Sipas sistemit federal të Gjermanisë, shtetet janë përfundimisht të lira të vendosin rregullat e tyre për trajtimin e virusit.

Shteti i vogël jugperëndimor i Saarland-it, ka vendosur që të hapë vendin pas Pashkëve. Po ashtu do të rihapë vendet sportive dhe argëtuese.

Nëse shtetet nuk ndërmarrin veprime të përshtatshme në “të ardhmen e parashikueshme”, Merkel paralajmëroi qeveritë federale se mund të ndryshojë ndoshta Akti i Mbrojtjes së Infeksionit për të zbatuar kufizimet në të gjithë vendin.

“Ne jemi të detyruar me ligj të përmbajmë përhapjen dhe për momentin, kjo nuk po ndodh”.

Merkel sugjeroi masa të ndryshme shtesë që shtetet mund të marrin për të luftuar infeksionet.

Merkel, deklaroi se kufizimet dhe mbrojtja me maskë duhet të vazhdojë të zbatohet si dhe duhet krijuar një strategji rigoroze e testimit është gjithashtu e nevojshme për të kontrolluar virusin.

Në përfundim ajo tha se të gjithë gjermanët duhet të vaksinohen deri në fund të muajit shtator.

“Gjermania nuk do të marrë asnjë vaksinë që nuk prodhohet në Evropë”.

Deri më tani Gjermania ka ecur me ritme të ngadalta të procesit të vaksinimit.

Gjermania numëron 76 mijë e 468 vdekja për shkak të Covid-19, që nga shfaqja e saj. 2 milionë e 786 e 345 raste aktive dhe 2 mijë e 494 mijë e 800 qytetarë të shëruar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore