Sport

Mercedes të brengosur pas aksidentit në Imola


Këtë vit, Formula 1 ka vendosur një limit se sa mund të shpenzojnë skuadrat brenda një sezoni.

Aksidenti i rëndë që Bottas pësoi në Imola dhe ‘ngecja’ e Hamilton-it për afër një minut në rërë, mund t’i kushtojnë shumë Mercedes-it.

Bottas përjetoi një aksident të rëndë në duel me George Rusell, me makinën e tij që pësoi shumë dëm.

Ky aksident në fakt ishte i pari për Mercedes-in që nga gara e Gjermanisë në vitin 2019.

Pas asaj, Mercedes pësoi dëm edhe në makinën e Hamilton, i cili ngeci në rërë në njërën prej kthesave të Imola-s.

Edhe pse ai u kthye për të përfunduar në vendin e dytë, dëmi që pësoi pjesa e poshtme e makinës së tij është e konsiderueshme.

“Makina jonë nuk është e mirë. Me rregullat për limitimin e shpenzimeve, ne nuk do mundemi që të përmirsojmë nivelin tonë”, tha Totto Ëolf.

Kjo tregon që pilotët e F1 këtë vit duhet të jenë shumë më të vëmendshëm në garë, sepse çdo aksident i vogël, mund të kushtojë shumë në sezonin e skuadrës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore