Lajme

Mehaj: “Krah për krah me partnerët tanë”, në takimin e dhjetë të Grupit të Kontaktit për Ukrainën


Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj bashkë me komandantin e FSK-së, Gjenerallejtnant Bashkim Jashari, kanë marrë pjesë në takimin e dhjetë të Grupit të Kontaktit për Ukrainën.

Takimi ishte i thirrur nga Sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lloyd J.Austin III.

“Republika e Kosovës ishte pjesëmarrëse e barabartë mes 54 vendeve aleate të cilat mbështesin fuqishëm Ukrainën dhe popullin e saj në të drejtën e tyre për të mbrojtur vendin dhe shtetin”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook.

“Ne do të qëndrojmë të palëkundur në mbështetje të Ukrainës krah për krah me partnerët tanë. Vlerësojmë lartë qëndresën e qeverisë dhe popullit ukrainas si dhe rezistencën e tyre për liri, drejtësi dhe vetëvendosje”, ka përfunduar Mehaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore