Lajme

Mehaj gjenerali Corell dhe ambasadori Hovenier, vlerësojnë bashkëpunimin e FSK-së me Gardën Kombëtare të Iowa-s


Ministri Mehaj, gjenerali Corell dhe ambasadori Hovenier.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur të martën në takim Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Ben Corell, të shoqëruar edhe nga Ambasadori Amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Me këtë rast, ministri Mehaj, e ka falënderuar gjeneralin Corell dhe ambasadorin Hovenier për partneritetin ndërmjet Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Iowa-s.

Në njoftimin nga ky takim thuhet se, “ministri Mehaj ka rikujtuar disa prej sukseseve të përbashkëta, duke u fokusuar në misionin e parë paqeruajtës në Kuvajt, Stërvitjen “Defender-Europre ’21”, përgatitjet për “Defender-Europe’23”, si dhe misionet tjera paqeruajtëse të radhës në bashkë-zbarkim me trupat amerikane”.

Mehaj, ka thënë se këto të arritura janë falë mbështetjes së pakursyer dhe të pazëvendësueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si shtet mik.

Ministri Mehaj gjenerali Corell dhe ambasadori Hovenier.

“Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, përmes Gardës Kombëtare, në funksion të avancimit të aftësive dhe kapaciteteve operacionale dhe profesionale të FSK-së përgjatë dhjetë viteve, e duke besuar fuqishëm se bashkëpunimi në të ardhmen do të thellohet akoma më shumë”.

Edhe, gjenerali Corell vlerësoi lartë bashkëpunimin ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare Iowa-s

“Si dhe konfirmoi përkrahjen e plotë, për aktivitetet e tjera të përbashkëta me FSK-në, të cilat tashmë po dëshmojnë nivel të lartë të profesionalizmit, prandaj vlerësoi se mbeten të përkushtuar që bashkëpunimi dhe partneriteti të vazhdojë edhe në të ardhmen”.

Ndërkaq, ambasadori Hovenier, ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin e tij për avancimin e FSK-së.

“Mbështetjen e FSK-në në rritjen e aftësive dhe kapaciteteve profesionale dhe operacionale, e sidomos theksoi rëndësinë e aspekteve të ndërveprimit ndërmjet Ushtrisë Amerikane dhe FSK-së për operacione në misionet paqeruajtëse dhe të stabilitetit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore