Stil

Meghan Markle pjesë e koncertit të ditëlindjes së Beyonce, bashkë me Kerry Washington dhe Kelly Rowland


Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle ka marrë pjesë në koncertin e dytë të turneut “Renaissance” të këngëtares Beyonce, duke ndjekur kështu pjesën e fundit të turneut botëror në stadiumin SoFi në Los Angeles.

Meghan, e ndoqi shfaqjen me shoqen e grupit të dikurshëm të Beyonce,”Destiny’s Child”, Kelly Rowland dhe aktoren Kerry Washington.

Ajo gjithashtu pozoi për një foto me Rowland dhe Uashington,  dhe përsëri iu përmbajt “dëshirës së ditëlindjes” së Beyonce që fansat e saj të veshin “veshje të mrekullueshme të argjendta në shfaqjet e caktuara” për nder të ditëlindjes së saj të 42-të më 4 shtator.

Veshja e Meghan ishte pak e ngjashme me stilin që kishte veshur kur mori pjesë në koncertin e parë të turneut aktual të Beyonce, teksa aty kishte shkuar bashkë me nënën e saj Doria Ragland dhe bashkëshortin Princ Harry.

Meghan Markle, Doria Ragland dhe Princi Harry,

Në një foto të postuar në rrjetet sociale, Meghan dhe Doria u panë duke buzëqeshur dhe duke kërcyer teksa tundnin krahët në ajër nga një vend special me pamje nga stadiumi.

Duka dhe Dukesha e Sussex-it u takuan me Beyonce dhe bashkëshortin e saj Jay-Z në vitin 2019 në premierën në Londër të “The Lion King”.

Meghan më vonë zbuloi në serialin e dokumentarëve të çiftit në Netflix, “Harry & Meghan”, se ylli i hitit “Diva” kishte kontaktuar me të përmes një mesazhi pas intervistës së çiftit në vitin 2021 me Oprah Winfrey.

“Beyonce sapo dërgoi mesazhe”, i tha Meghan, Harry-t ndërsa ai buzëqeshte.

“Thjesht kontrolloj,” tha Meghan, duke diktuar mesazhin përpara se të shtonte pos tjerash, “ende nuk mund ta besoj se ajo e di kush jam unë”.

Meghan, Rowland dhe Washington nuk ishin të vetmit të famshëm të pranishëm në shfaqjen e ditëlindjes së Beyoncé të hënën.

Kim Kardashian, vajza e saj North West, 10 vjeçe dhe mamaja e saj Kris Jenner u shoqëruan me themeluesin e Amazon, Jeff Bezos dhe të fejuarën e tij Lauren Sanchez, ndërsa Keke Palmer, Chrishell Stause dhe Lukas Gage të gjithë ndanë video të tyre duke parë shfaqjen në llogaritë e tyre në Instagram.

Këngëtarja ikonike e Motown, Diana Ross, gjithashtu bëri një paraqitje surprizë në skenë dhe i këndoi Beyonce-s  këngën e ditëlindjes.

Kris Jenner, Kim dhe Khloe Kardashian.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore