Familja

Meghan Markle dhe Princi Harry kontaktuan privatisht me Kate Middleton dhe Princin William pas njoftimit për kancerin


Meghan Markle dhe Princi Harry po mbështesin Princin William dhe Kate Middleton si publikisht ashtu edhe privatisht pas njoftimit të Kate për kancerin.

Burime të People, transmeton AlbanianPost – kanë zbuluar se Duka dhe Dukesha e Sussex-it kanë kontaktuar privatisht Princin dhe Princeshën e Uellsit mes diagnozës së kancerit të Kate.

Princi Harry e Meghan, gjithashtu treguan mbështetjen e tyre për Kate, duke folur në një deklaratë përmes së cilës i uruan shërim të shpejtë.

“Ne dëshirojmë shëndet dhe shërim për Kate dhe familjen dhe shpresojmë që ata të jenë në gjendje ta bëjnë këtë privatisht dhe në paqe”, thanë Harry dhe Meghan në deklaratë.

Duka dhe Dukesha e Sussex u panë për herë të fundit me Princeshën Kate dhe Princin William, në shtator të vitit 2022, kur të katër dolën për një shëtitje të papritur në Windsor pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth.

Princi Harry dhe Meghan kishin qenë në Evropë në vitin 2022 për një sërë ngjarjesh bamirësie që kur Mbretëresha Elizabeth vdiq në moshën 96-vjeçe.

Çifti e zgjati më pas udhëtimin e tyre nga Kalifornia – ku ata kanë jetuar me fëmijët Princ Archie dhe Princeshën Lilibet që kur u tërhoqën nga rolet e tyre mbretërore në vitin 2020 – për ngjarjet funerale të Mbretëreshës së ndjerë.

Shfaqja e mbështetjes së Meghan dhe Harry vjen pasi Princesha Kate njoftoi diagnozën e saj të kancerit në një video-mesazh në mediat sociale.

Në video, Princesha e Uellsit ndau se pas operacionit të saj abdominal në janar, testet postoperative “kanë gjetur kancerin” dhe ajo aktualisht është në “fazat e hershme” të trajtimit.

Kate tha gjithashtu se ajo dhe Princi William gjetën kohë për t’ua shpjeguar situatën tre fëmijëve të tyre, Princit George, Princeshës Charlotte dhe Princit Louis.

Gjithsesi, një hetim thuhet se është hapur në spitalin që trajtoi Kate Middleton për operacionin e saj abdominal.

Sipas The Mirror, transmeton AlbanianPost, të paktën një anëtar i stafit në Klinikën e Londrës në Marylebone, u përpoq të hynte ilegalisht në të dhënat mjekësore të Princeshës së Uellsit.

Kjo vjen mes spekulimeve në lidhje me gjendjen e Kate pas operacionit të saj.

“Kjo është një çështje për Klinikën e Londrës”, tha një zëdhënës i Pallatit Kensington.

Tutje, një burim tha se “shefat e lartë të spitalit” njoftuan pallatin për shkeljen e sigurisë dhe vunë në dukje se do të pasonte një hetim i plotë.

“Kjo është një shkelje e madhe e sigurisë dhe tepër e dëmshme për spitalin, duke pasur parasysh reputacionin e tij të patëmetë për trajtimin e anëtarëve të familjes mbretërore”, tha një burim tjetër.

“I gjithë stafi mjekësor ka mbetur krejtësisht i tronditur dhe i shqetësuar për akuzat dhe ishin shumë të lënduar që një koleg i besuar mund të kishte qenë përgjegjës për një shkelje të tillë të besimit dhe etikës”, shtoi ai.

Klinika e Londrës nuk adresoi pretendime specifike në lidhje me Princeshën e Uellsit, 42 vjeçe, por deklaroi se: “Ne besojmë fuqishëm se të gjithë pacientët tanë, pavarësisht statusit të tyre, meritojnë privatësi dhe konfidencialitet të plotë në lidhje me informacionin e tyre mjekësor”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore