Lajme

Medias i ndalohet hyrja në Irpin pas vrasjes së gazetarit


Gazetarët nuk do të mundet më të futen në qytetin e Irpin-it, pranë Kievit, pas vrasjes së kolegut të tyre Brent Renaud në qytet gjatë mesditës së të dielës.

Lajmin e ka bërë me dije vetë kryebashkiaku Oleksandr Markushyn, nëpërmjet profilit të tij në Telegram.

“Që sot, do të ndalojmë kalimin e gazetarëve për të Irpin. Duam të shpëtojmë jetët e tyre dhe të mbrojtësve tanë”, shkroi ai.

Po ashtu, Markushyn i bëri thirrje qytetarëve të vendit, që të mos publikojnë asnjë detaj që mund të cenojë sigurinë e Irpin-it.

Ky ka qenë edhe një ndër shqetësimet më të mëdha të autoriteteve ukrainase që prej fillimit të agresionit rus, më 24 shkurt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore