Lajme

Me 30% të pavendosur, kush i merr zgjedhjet gjermane?


Olaf Scholz, Annalena Baerbock dhe Armin Laschet, tre kandidatët kryesorë në zgjedhjet gjermane 2021

Angela Merkel, nuk do të jetë gjë tjetër veçse një faktor historik në zgjedhjet e përgjithshme në Gjermani më 26 shtator.

Me 30% të votuesve të pavendosur, gjithçka mund të ndodhë. Ndërsa historiku zgjedhor i viteve të fundit, ka treguar se zgjedhësit, janë më fleksibël se kurrë për sa i përket kandidatit që do të votëbesojnë.

Socialdemokratët vijojnë në momentumin e tyre të mirë, por gjatë periudhës së fundit dy-javore, rritja e tyre është ngadalësuar – në mos ndaluar tërësisht.

Diagram ilustrues i përqindjes që partitë marrin në zgjedhjet gjermane sipas sondazhit

Nga ana tjetër, partia e ish-kancelares Merkel, Unioni Kristian-Demokrat (CDU), i drejtuar tashmë nga Laschet, pas një rënie të madhe gjatë korrikut, ka fituar stabilitet.

Të gjelbrit patën një nisje shumë të mirë gjatë prillit. Por, prej asaj kohe popullariteti i tyre ka ardhur në rënie.

Mirëpo, zgjedhjet në Gjermani, prej kohësh ndahen me pak vota dhe koalicione të mëdha bipartizane formohen. Për këtë arsye, në opinionin publik, zhvillohen edhe sondazhe mbi preferencat e koalicioneve.

Në të fundit të kryer, një javë përpara përfundimit të zgjedhjeve, një koalicion i drejtuar nga CDU-ja, ka fituar shumë pikë përqindje. Ndërsa, një i udhëhequr nga socialdemokratët, ka pësuar rënie të pëlqyeshmërisë.

Preferencat për drejtuesin e koalicionit fitues

Përtej kësaj, Olaf Scholz, garuesi i socialdemokratëve, mbetet i preferuari i shumicës. Por, ashtu si për koalicionet, edhe në garën personale, popullaritet i tij ka rënë me tre pikë.

Me po aq, por në rritje, shfaqet figura e Armin Laschet, drejtuesit të CDU-së.

Preferenca për kandidatët në zgjedhjet gjermane

Në të vërtetë, ajo nga e cila po përfiton Scholz, është mungesa e performancës së kundërshtarëve.

Ndërsa skenarët më të mundshëm për koalicionet, duket të jenë dy. Njëri që përfshin socialdemokratët, të gjelbrit dhe demokratëve të lirë. Tjetri, një super-koalicion, mes socialdemokratëve dhe CDU-së.

Mundësitë e koalicioneve në zgjedhjet gjermane

Por, dinamikën e vërtetë të këtyre zgjedhjeve, do ta tregojë vetëm dita e votimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore