Sport

McKennie afër rikthimit në Bundesligë


Mesfushori i SHBA-ve dhe Juventusit, Ëeston McKennie mund të bëjë një lëvizje te skuadra e Bundesligës, Borussia Dortmund, thotë Tuttosport.

McKennie, 24 vjeç, pati një Botëror të mirë me SHBA-në, por e ardhmja e tij në klub është më pak e sigurt dhe mund të largohet nga Torino.

Dortmundi po kërkon të zëvendësojë yllin 19-vjeçar Jude Bellingham kur ai përfundimisht të bëjë një lëvizje prej 150 milionë euro në Real Madrid ose Liverpool, me McKennie që shihet si një opsion i mirë.

McKennie ka luajtur më parë për Schalken në Bundesligë dhe transferimi i tij mund të kushtojë rreth 30 milionë euro.

Mesfushori amerikan pati performanca mjaft të mira në Kupën e Botës, por kombëtarja e tij u eliminua në 1/8 e finales përballë Holandës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore