Lajme

Mbyllje – edhe më e madhe – e Australisë nga COVID-19


Tamworth, qytet 414 kilometër (257 milje) në veriperëndim të Sydney-t, dhe Bayron Bay, një vend turistik rreth 770 km në veri të Sydney-t do të hyjnë në një karantinë shtatëditore.

Kështu ka njoftuar kryeministrja e New South WËales, Gladys Berejiklian, të hënën e 9 gushtit.

Pas rritjes së rasteve me COVID-19 dhe përhapjes së virusit nga Sydney në skajin verior të shtetit më të populluar të vendit, autoritetet përkatëse të Australisë kanë ashpërsuar masat.

As Tamworth dhe as Byron Bay nuk kanë regjistruar ende një rast COVID-19, por Berejiklian tha se dy persona të infektuar kishin shkelur rregullat e udhëtimit.

“Si një masë paraprake, ekspertët e shëndetit kanë rekomanduar që të mbyllim Tamworth për një javë”, tha Berejiklian para mediave.

Në New South Wales u raportuan 283 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit, nga 262 raste një ditë më parë.

Pavarësisht një bllokimi para shtatë javësh, varianti shumë infektiv Delta u evidentua edhe në Sydney.

Autoritetet në shtetin fqinj Victoria thanë se do të lehtësoheshin kufizimet pas raportimit të 11 rasteve të reja të COVID-19, njësoj si një ditë më parë.

Shumica e rasteve të reja në Victoria kaluan kohë në komunitet, ndërsa kryeministri Daniel Andrews, tha se bllokimi i zonave jashtë kryeqytetit të shtetit të Melburnit do të hiqet të hënën.

Melburni do të mbetej i mbyllur – për herë të gjashtë që kur filloi pandemia – deri të paktën më 12 gusht.

Në Brisbane, kryeqyteti i Queensland, autoritetet raportuan katër raste të reja lokale të hënën, ditën e parë pasi qyteti doli nga kufizimet.

Kryeministri Scott Morrison është kritikuar për një vaksinim të ngadaltë, me vetëm 22% të australianëve mbi 16 vjeç të vaksinuar plotësisht.

Morrison u bëri thirrje njerëzve të jenë të durueshëm.

Australia ka raportuar rreth 36 mijë e 250 raste dhe 939 vdekje.

Pajtueshmëria me rregullat e shëndetit publik ka qenë një nga arsyet kryesore të cituara pas suksesit të Australisë në menaxhimin e pandemisë.

Pavarësisht luftës së saj me rritjen e infeksioneve, kryesisht të variantit Delta, Australia ka arritur ta mbajë epideminë nën kontroll.

Vendi ka luftuar ndjeshëm me fillimin e vaksinimit, me qeverinë që tregon të premten se do të kalojnë muaj para se të rihapen kufijtë e Australisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore