Lajme

Mbretëria e Bashkuar i dorëzon Kosovës pajisje të stacionit të punës dhe softuerit të hetimit financiar


Mbretëria e Bashkuar i ka dorëzuar Kosovës pajisje të stacionit të punës dhe softuerit të hetimit financiar.

Lajmi u bë i ditur nga ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.

Përmes një cicërime në Twitter, nga ambasada britanike njoftuan se të martën është mbajtur një ceremoni nënshkrimi me Departamentin e Hetimeve të Policisë së Kosovës për dorëzimin e pajisjeve të stacionit të punës dhe softuerit të hetimit financiar si pjesë e “Iniciativës për Sundimin e Ligjit për Ballkanin Perëndimor të financuar nga MB, e zbatuar nga Chemonics”.

“Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova po punojnë në partneritet për të reduktuar aftësinë e grupeve të krimit të organizuar për të pastruar të ardhurat kriminale duke krijuar një zinxhir drejtësie penale më të koordinuar dhe më efektive për rastet e rënda të krimit të organizuar”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore