Lajme

Mbretëri e Bashkuar, nga shpërthimi me gaz humb jetën 1 i mitur dhe 4 të tjerë plagosen


Një fëmijë ka vdekur dhe katër persona janë plagosur rëndë, të dielën e 16 majit, pas një shpërthimi të dyshuar për gaz në Heysham, Lancashire, Mbretëri e Bashkuar.

Nga shpërthimi dy shtëpi janë shembur dhe dëm serioz ka pasur një pronë e tretë, raportojnë mediat lokale. Një fqinj ka deklaruar se “dukej si një bombë që shpërtheu”.

Shërbimi zjarrfikës, policia dhe ambulancat u dërguan në Mallowdale Avenue, në orët e para të mëngjesit.

Nga ana tjetër operacioni i kërkimit dhe shpëtimit është ende në kërkim, por “ne besojmë se i kemi nxjerrë të gjithë”.

Rreth 30-40 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre. Shumica shkuan të qëndronin me miqtë dhe familjen. Ndërsa Qendra e Kohës së Lirë Salt Ayre, po mirëpret këdo që ka nevojë për mbështetje.

Matt House, nga Shërbimi i Ambulancës North West, tha se ai nuk kishte parë një shpërthim si ky në Mbretërinë e Bashkuar gjatë 20 viteve të shërbimit të tij.

Deputeti lokal David Morris, i cili përfaqëson Morecambe dhe Lunesdale, falënderoi shërbimet e urgjencës.

Policia shtoi se ata ishin duke punuar me inxhinierët e shërbimit të gazit për ta bërë zonën të sigurt dhe ata i këshilluan njerëzit të qëndrojnë larg.

Rrjeti energjetik North West, i cili furnizon me energji elektrike të gjithë veri-perëndimin e Anglisë, tha se inxhinierët po hiqnin furnizimet për siguri.

Kompania nuk mund të konfirmojë sa prona do të preken dhe për sa kohë nuk do të kenë energji.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore