Lajme

Mbretëri e Bashkuar/ 457 dollarë në muaj për banorët që presin refugjatët ukrainas


Në Mbretërinë e Bashkuar, një skemë e re e qeverisë britanike do t’u ofrojë banorëve 467 dollarë në muaj për të pritur refugjatët ukrainas.

Kështu ka bërë me dije sekretari i shtetit Michael Gove.

Sipas tij, të gjithë shtetasit dhe banorët ukrainas do të kenë të drejtë për t’u bërë pjesë e skemës “Shtëpi për Ukrainën”.

Ai ka theksuar po ashtu se “nuk do të ketë kufi për numrin e ukrainasve që mund të përfitojnë nga kjo skemë”.

Ukrainasit që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar “do të kenë akses dhe përfitime të plota dhe të pakufizuara, kujdes shëndetësor dhe punësim”, ka treguar Gove.

Lidhur me skemën, ai ka treguar se sponsorët do të duhet të ofrojnë strehim për të paktën gjashtë muaj dhe do t’i nënshtrohen “kontrollit të nevojshëm të verifikimit”.

Gove ka ravijëzuar se vendi ka “një histori të gjatë për të mbështetur më të cenuarit gjatë orëve të tyre më të errëta”.

Fillimisht, skema do të “lehtësojë sponsorizimin midis njerëzve me lidhje të njohura” me qeverinë, çka do të “zgjerojë me shpejtësi” skemën për të përfshirë organizatat bamirëse, kishat dhe grupet e komunitetit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore