Lajme

Mbi 6 mijë nxënës të infektuar me Coronavirus në Kosovë


Ilustrim.

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Edona Maloku – Bërdyna të premten në konferencë për media ka bërë të ditur se mbi një mijë e 400 mësimdhënës dhe mbi 6 mijë nxënës janë të infektuar me COVID-19 në të gjithë Kosovën.

“Nga 23 mijë e 90 mësimdhënës, me COVID-19 janë 1,489 mësimdhënës. Nga 298 mijë nxënës, janë mbi 6 mijë të infektuar me COVID-19″.

Ajo ka sqaruar edhe numrin e shkollave të cilat po vijojnë me mësim online dhe atyre me prani fizike.

Me skenarin rikthimi me prani fizike janë 672 shkolla, shtatë shkolla me skenarin A, me skenarin B janë pesë shkolla, ndërsa në skenarin C janë 90 shkolla”, deklaroi ajo.

Ndërsa, ka apeluar për respektim të masave në shkolla dhe për vaksinim të fëmijëve mbi moshën 12 vjeçare.

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Edona Maloku – Bërdyna.

Më 27 janar, në Kosovë kanë humbur jetën shtatë persona nga COVID-19 ndërsa janë regjistruar tre mijë e 917 raste të reja.

Rastet e reja kanë dalur pas testimit të 15 mijë e 268 mostrave.

Nga kjo shifër i bie se mbi 25 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë për sëmundjen COVID-19.

Ndërsa është bërë e ditur se janë shëruar edhe 617 pacientë.

Në Kosovë, aktualisht janë 28 mijë e 751 raste aktive me COVID-19.

Deri më tani, të vaksinuar plotësisht me dy doza të vaksinës janë 803 mijë e 638 persona.

Në Kosovë, të gjithë personat nga mosha 12-vjeçare mund të vaksinohen kundër COVID-19.

Dozën përforcuese dhe atë të tretë mund ta marrin të gjithë personat mbi 18 vjeç që janë imunizuar me dy doza para tre muajsh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore