Lajme

Mbi 100 mijë izraelitë protestojnë kundër reformës gjyqësore


Dhjetëra mijëra protestues dolën në rrugët e Jerusalem-it për të kundërshtuar propozimin e Netanyah-ut për të frenuar kompetencat e gjyqtarëve, raporton “I24 News”.

Kjo reformë, sipas kritikëve, druhet se do të minojë demokracinë izraelite, teksa ligjvënësit debatuan projektligjin vonë të dielën mbrëma.

Të hënën do të fillojë votimi në parlament për ratifikimin e paketës së parë të reformës në rishikimin gjyqësor shumë të kontestuar të qeverisë.

Rishikimi ka ndezur muaj të tërë protestash mbarëkombëtare dhe shqetësime jashtë vendit për demokracinë e Izraelit.

Kritikët thonë se amendamenti po kalon me shpejtësi në parlament dhe do t’i hapë derën abuzimeve me pushtetin, ndërsa përkrahësit argumentojnë se masa është e nevojshme për të frenuar tejkalimin gjyqësor.

Në tubimin e Jerusalem-it, ish-presidenti Reuven Rivlin, i njohur si një rival politik i Netanyahu-t, theu heshtjen e tij për temën e nxehtë, duke thënë se ai u shfaq në mënyrë që izraelitët “të mund të shpëtonin nga një moment i keq që është i paprecedentë në historinë e vendit”.

Grupi protestues i “Brothers in Arms” u mblodh jashtë Knesset-it (Kuvendit) rreth orës 07:00 të mëngjesit, duke lidhur krahët për të formuar një mur që bllokon hyrjen, shkruan “The Jerusalem Post”.

Policia u përgjigj me masa për shpërndarjen e turmës, duke përfshirë përdorimin e ujit.

Më vonë gjatë mëngjesit, shefi i policisë izraelite Kobi Shabtai mbërriti në vendngjarje ndërsa policia vazhdoi të luftonte me protestuesit që bllokonin rrugën brenda ndërtesës.

Dhjetra të tjerë u arrestuan jashtë shkollës së mesme të Universitetit Hebraik në Givat Ram me dyshimin për përpjekje për të penguar trafikun në zonën përreth Knesset-it.

Më vonë në mëngjes, demonstruesit tentuan të bllokojnë Bulevardin Ben Zvi dhe u ndeshën me përdorimin e ujit dhe metodave të tjera të shpërndarjes së turmës nga policia.

Për më tepër, protestuesit u mblodhën në Gjykatën e Lartë të Drejtësisë në Jerusalem dhe lidhën krahët së bashku për të bllokuar hyrjet në një mënyrë të ngjashme me ato të vendosura në Knesset.

Rreth orës 18:00 të hënën pasdite, demonstruesit do të mblidhen edhe një herë në Knesset për të qenë të pranishëm për votimin e projektligjit.

Organizatorët vunë në dukje se koha e saktë e këtij takimi do të varet përfundimisht nga rendi i ditës së Knesset-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore