Sport

Martial do të largohet, United cakton çmimin e tij


Anthony Martial me shumë mundësi do të largohet nga Manchester United gjatë këtij afati kalimtar veror.

Sulmuesi francez ka kontratë me “djajtë e kuq” deri në verën e vitit 2024, megjithatë ai pritet të largohet pasi që nuk bënë pjesë në planet e trajnerit të ri, Erik ten Hag.

Në këtë mënyrë, siç shkruan “The Sun”, United do jenë të gatshëm ta lejojnë largimin e futbollistit, nëse gjatë kësaj vere vjen ndonjë ofertë prej 20 milionë euro.

Megjithatë, paga prej 240 mijë funte në javë po shihet një pengesë e madhe për klubet të cilët e dëshirojnë atë.

Njëra nga klubet më të interesuara, është Sevilla, te të cilët Martial ishte i huazuar në pjesën e dytë të sezonit që lamë pas.

Mbetet të shihet në ditët në vazhdim se cila do të jetë e ardhmja e Martial, por ai me shumë gjasë do të pranojë ulje page, sesa ta “nxehë” stolin e Manchester-it.

Kujtojmë që francezi iu bashkua Manchester-it në verën e vitit 2015 nga skuadra e Monaco-s, për një shumë prej 60 milionë euro.

26 vjeçari deri më tani ka zhvilluar 269 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e United, ku ka shënuar 79 gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore