Sport

Martial afër transferimit te Sevilla


Anthony Martial duket se ka bërë një tjetër hap drejt një kalimi te Sevilla, pasi ai ka kërkuar të largohet nga Manchester United.

Skuadra spanjolle njihet si adhurues i sulmuesit francez, dhe trajneri i United, Ralf Rangnick, ka pranuar se lojtari dëshiron të largohet, megjithëse ai gjithashtu tha se nuk ka pasur oferta që ai të largohet.

“Ne folëm gjatë dje dhe ai më shpjegoi se ai ka qenë me Manchester United tani për shtatë vitet e fundit dhe ai mendon se mund të jetë momenti i duhur tani për një ndryshim, për të shkuar diku tjetër”, tha Rangnick për Martial.

“E di që kjo është e kuptueshme dhe pajtohem me mendimet e tij, por nga ana tjetër është gjithashtu e rëndësishme të shihet situata e klubit. Është koha e COVID-it, kemi tre gara në të cilat kemi ende ambicie të larta dhe duam të jemi aq të suksesshëm sa mundemi”, shtoi ai.

“Dhe unë i thashë, se një lëvizje larg United, nuk duhet të jetë vetëm në interes të lojtarit, por duhet të jetë edhe në interes të klubit. Deri më tani, me sa di unë, nuk ka pasur asnjë ofertë nga asnjë klub tjetër. Dhe për sa kohë të jetë kështu, ai do të qëndrojë”, përfundoi Ragnick.

Fjalët e Rangnick japin mesazhe të përziera për Sevilla-n pasi nga njëra anë ata e dinë se Martial është i etur për t’u larguar nga United, por nga ana tjetër “djajtë e kuq” nuk duan ta lënë të largohet lehtë.

Nëse ata mund të tundojnë United për t’u ndarë me 26-vjeçarin, atëherë ata do të duhet të mendojnë për pagat e tij, të cilat aktualisht janë më shumë se 236,000 euro në javë.

Martial iu bashkua Manchester United nga Monaco për 60 milionë euro në vitin 2015 dhe që atëherë ka shënuar 79 gola në 268 ndeshje për klubin.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore