Lajme

Marshohet për të drejtat e punëtorëve, hedhën mjete piroteknike drejt institucioneve


Protesta e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist

“Liri, barazi, solidaritet”, “poshtë racizmi”, “poshtë homofobia”, “pagë për punë të shtëpisë”, “prej së larti poshtë s’bien parat, po bien punëtorët”, “rrogat si lëmosha punëtorët hanë trosha”, janë disa nga pankaratat që Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist është shfaqur kundër shtypjes së klasës punëtorë me 1 maj.

Ky marsh ka filluar nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të Drejtorisë së Policisë, te zyrat Inspektorati të Punës e deri tek Qeveria e Kosovës, teksa janë hedhur edhe mjete piroteknike me ngjyrë.

Protesta e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist

Edhe, Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur në Sektorin Privat të Kosovës, tha se paga minimale në sektorin privat vazhdon të jetë 130 deri në 170 euro, pavarësisht se Qeveria e Kosovës kishte premtuar 350 euro për një pagë të tillë.

“Qeveria e Kosovës i kërkon kompanive që të rritin pagat sa për sy e faqe, por në realitet punëtorët tanë paguhen me 170 euro. Në vitin e zgjedhjeve, po ua përkujtojmë çka na thanë, na thanë që në 2022 do të kemi pagë minimale 350 euro, pas dy vjetësh janë 170 dhe 130 euro”, u shpreh Azemi para protestuesve.

Sipas tij, shteti ua ka dhënë të drejtën kompanive të bëjnë me punëtorët e sektorit privat çka të duan, me bekimin e qeverisë së Kosovës.

Protesta e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist

Azemi i radhiti edhe premtimet që, sipas tij, nuk janë përmbushur nga qeveria.

“Na thanë do të keni jetë të dinjitetshme, veç fjalë paskan qenë. Premtuan 200 inspektorë të punës, nuk ka. Na premtuan gjykatë të punës, por nuk ka. Fond të sigurimeve, nuk ka. E gjithë kjo e ka një mesazh, nuk do të ju lusim më, qeveri e nderuar tani e tutje të mirat e juaja do t’i marrin të tjerët… Qeveri, kthjelluni sa nuk është bërë vonë”, shtoi ai.

Protesta e organizuar nga Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës për gjendjen e rëndë të punëtorëve të këtij sektori, nisi nga ora 11:00, filloi nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri në sheshin Skëndërbeu, afër objektit të Qeverisë e Kuvendit të Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore