Lajme

Marshimet e 1 Majit, policia turke ndalon qindra demonstrues


Policia turke ka arrestuar 212 demonstrues, pas marshimeve të 1 Majit. Sipas zyrës së guvernatorit të Stambollit dhe të dhënave nga Reuters, pati përplasje midis policisë dhe oficerëve, me liderët e sindikatës dhe demonstrues të tjerë.

Më pas, disa prej tyre i rrëzuan përtokë përpara se të kapnin dhjetëra pranë Sheshit Taksim të Stambollit.

Zyra e guvernatorit tha se disa sindikata të punës u lejuan të mbajnë memoriale, në përkujtim të festës së 1 Majit. Por të tjerët ishin “mbledhur në mënyrë të paligjshme” në shkelje të lockdown-it dhe injoruan thirrjet për t’u shpërndarë, u arrestuan.

Agjencia shtetërore Anadolu tha se 20 protestues u arrestuan gjithashtu në qytetin perëndimor të Izmirit.

Këtë javë, Turqia miratoi një lockdown të pjesshëm 17-ditor, duke përfshirë urdhrat e qëndrimit në shtëpi dhe mbylljen e shkollave e disa bizneseve, për të frenuar një valë infeksionesh të coronavirus-it.

Media lokale raportoi përpjekjet e policisë në Stamboll dhe Ankara për të bllokuar gazetarët nga filmimi i demonstratave dhe arrestimeve të 1 Majit, me oficerët që citonin një qarkore të re policore.

Të premten, media turke njoftoi se oficerët u udhëzuan të parandalonin njerëzit nga filmimi ose regjistrimi i forcave të sigurisë në telefonat inteligjentë, ndërsa janë në detyrë, një veprim që kritikët e quajtën të paligjshëm dhe një kërcënim për të drejtat e qytetarëve.

Policia turke nuk ka komentuar mbi raportet.

Sindikata e shtypit e DISK tha në Twitter se gazetarët, që filmojnë ngjarjet e 1 Majit, “po bllokohen nga policia”, duke shtuar se “një qarkore policore nuk mund të parandalojë” mbulimin.

Përshtatur nga Reuters për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore