Lajme

Marrëveshje përfundimtare në samitin e klimës, pikë referimi për ‘humbjet dhe dëmet’


Vendet miratuan një marrëveshje përfundimtare në samitin e klimës COP27 herët të dielën.

Kjo e fundit, krijon një fond për të ndihmuar vendet e varfra që janë goditur nga fatkeqësitë klimatike – por nuk rrit përpjekjet për të trajtuar emetimet që i shkaktojnë ato.

Pas negociatave të tensionuara që kaluan gjatë natës, presidenca egjiptiane COP27 publikoi tekstin përfundimtar për një marrëveshje.

Njëkohësisht, presidenca e samitit thirri një seancë plenare për ta përfunduar shpejt atë.

Miratimi i shpejtë për krijimin e një fondi të dedikuar të humbjeve ende nuk e përfshin se kush duhet të dëmshpërblejë në këtë rast.

Negociatorët nuk bënë asnjë kundërshtim ndërsa presidenti i COP27, Sameh Shoukry shpalosi pikat përfundimtare të rendit të ditës.

Dhe në kohën kur zbardhi agimi mbi vendin e samitit në resortin egjiptian të Sharm el-Sheikh të dielën, marrëveshja u krye.

Delegatët vlerësuan përparimin në ngritjen e fondit si drejtësi për klimën, për qëllimin e tij për të ndihmuar vendet e cenueshme të përballen me stuhitë, përmbytjet dhe fatkeqësitë e tjera që ushqehen nga emetimet historike të karbonit të vendeve të pasura.

Samiti dy-javor u pa si një provë e vendosmërisë globale për të luftuar ndryshimet klimatike – edhe kur një luftë në Evropë, trazirat e tregut të energjisë dhe inflacioni i shfrenuar i konsumatorëve shpërqendrojnë vëmendjen ndërkombëtare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore