Lajme

Marrëdhëniet SHBA-Izrael, të palëkundshme


Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, pas takimit të parë me kryeministrin izraelit Naftali Bennett, ka nënvizuar faktin se raportet diplomatike midis amerikanëve dhe miqve të tyre në Lindjen e Mesme, janë ende në vëmendje të lartë edhe pas krizës së Afganistanit.

Takimi midis të dyve, ishte projektuar për të enjten e 26 gushtit. Mirëpo, për shkak të sulmeve të njëpasnjëshme terroriste në Kabul, ai nuk u arrit.

Pikërisht mbi këtë ngjarje, Bennett nuk ngurroi të shprehte mbështetjen e pakushtëzuar izraelite për SHBA-të.

Biden nga ana tjetër, tha se “partneriteti midis dy vendeve, është i patundshëm”.

Edhe pse këto fjalë janë thënë, dy politikanët, kanë qëndrime politike të ndryshme.

Në një intervistë të dhënë më parë për median amerikan “The New York Times”, Bennett pati theksuar se do të kundërshtonte një marrëveshje të re SHBA-Iran për armët bërthamore.

Më tej, pavarësisht një kundërshtimi amerikan, Bennet tha se ndërtimet izraelite në zonën e njohur si West Bank, të banuar nga një shumicë palestineze, do të vijojnë.

Biden megjithatë, mbetet i qëndrimit se diplomacia, vjen e para për SHBA-të.

Ndërsa të ky krerët e shteteve, janë të paduruar në kërkimin për të rikthyer marrëdhëniet e dikurshme diplomatike. Këto, kanë parë zbehje kohët e fundit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore