Sport

Marquez fluturon në ajër (VIDEO)


Në mënyrën më të keqe nisi sezoni për pilotin spanjoll Marc Marquez.

29 vjeçari është rrëzuar në nxehjen para garës së Indonezisë duke shkakuar panik tek të gjithë të pranishmit aty.

Marquez bëri një aksident të frikshëm, duke humbur kontrollin e motorit Honda, teksa ishte në shpejtësi prej 180 kilometra në orë.

Marquez “fluturoi” nga motori dhe u përplas në asfalt, ndërsa pas aksidentit ai u ngrit vetë në këmbë edhe pse tronditja ishte e madhe.

Gjashtë herë kampioni i botës në Moto GP, u shoqërua fillimisht për në qendrën mjekësore dhe më pas për në spital për ekzaminime më të detajuara.

Pas analizave, u konfirmua një tronditje megjithatë pa shfaqur probleme madhore ndërsa doktorët nuk e lejuan më pas Marquez për të startuar në garën e dytë sezonale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore