Bota

Marjorie Taylor Greene: Dhoma e SHBA “ndëshkon” Republikanen ekstremiste


Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së vendois ta përjashtojë nga dy komisione kongresmenen republikane Marjorie Taylor Greene, pas komenteve dhe pëlqimit të posteve tё dhunshme ndaj Demokratëve.

Marjorie Taylor Greene kishte promovuar teori konspirative tё pabazuara, si dhe kishte mbështetur dhunën e Capitoli-it.

Përpara votimit, kongresmenia kishte kërkuar falje për pikëpamjet e saj. Të cilat, përfshinin pretendime se të shtënat në shkollë dhe ngjarja e 11 shtatorit ishin organizuar nga qeveria.

Megjithatë Dhoma, e cila kontrollohet nga Demokratët, votuan për të shkarkuar Greene nga komiteti i arsimit dhe punës dhe komiteti i buxhetit. Të gjithë demokratët votuan në favor, ashtu si edhe 11 republikanë.

Marjorie Taylor Greene ёshtё njё kongresmene amerikane e distriktit tё Georgia. Në nëntor të vitit 2020 u caktua në Komitetin e Edukimit dhe Punës dhe atë të Buxhetit.

Pas vendimit, përfaqësuesja e Georgia-s nuk do tё mund të zërë me vendin e saj në panelet e caktuara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore