Lajme

Marina amerikane dhe izraelite nisin stërvitjen 4-ditore në Detin e Kuq


Marina amerikane dhe izraelite filluan një stërvitje detare katër-ditore në Detin e Kuq.

Lajmi u bë i ditur nga agjencitë vendase duke cituar, Flotën e 5-të të Marinës së SHBA-ve.

“Stërvitja është një ngjarje stërvitore dypalëshe midis Flotës së 5-të të SHBA-ve dhe forcave detare izraelite që fokusohet në planifikimin e misionit, ndalimin detar dhe stërvitje të tjera në det”, thuhet në një deklaratë.

Nuk ka asnjë koment të menjëhershëm nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit mbi stërvitjen.

Nëntorin e kaluar, Marina izraelite mori pjesë në një stërvitje të udhëhequr nga Flota e 5-të në Detin e Kuq.

Kjo, së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrein-in, në atë që zyrtarët izraelitë thanë se kishte për qëllim të shërbente si një përgjigje ndaj sulmeve të fundit nga Irani kundër aseteve detare izraelite.

Muajin e kaluar, Ministri izraelit i Mbrojtjes Benny Gantz theksoi se aktiviteti detar i Iranit në Detin e Kuq ishte “më i rëndësishmi” në një dekadë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore