Muzikë

Maren Morris thotë se “ka vendosur të tërhiqet nga muzika ‘country'”


Maren Morris është duke elaboruar situatën se pse ka zgjedhur të distancohet nga muzika ‘country’ teksa zhvillohet si këngëtare.

Në një episod të ri të podcast-it “Popcast (Deluxe)”, Morris ka thënë se nuk mund të jetë më pjesë e këtij zhanri, derisa ka shpalosur edhe disa prej arsyeve që qëndrojnë prapa këtij vendimi.

Arsyeja kryesore duket të jetë statusi i saj prej nëne, të cilin e morri që para tre vjetësh.

“Unë thjesht nuk mund ta bëja këtë veçanërisht pas vitit 2020. Kam ndryshuar. Shumë gjëra ndryshuan tek unë atë vit”, ka thënë ajo.

Po ashtu, gjatë fjalimit të saj të tretë të pranimit në “Country Music Aëards 2020”, Morris pushtoi kryetitujt, derisa i vlerësoi lartë gratë me ngjyrë.

“Ka kaq shumë gra të mahnitshme me ngjyrë që ishin pioniere dhe vazhdojnë të jenë pioniere në këtë zhanër, dhe unë e di që do të vijnë pas meje, ato kanë ardhur para meje, por ju e keni bërë këtë zhanër kaq të bukur. Faleminderit që më keni frymëzuar kaq shumë si këngëtare në këtë zhanër”, pati thënë Morris.

Në podcast, këngëtarja tha se kultura e muzikës vendase ndonjëherë mund të ndihet si një “indoktrinim” dhe se të folurit pro apo kundër një teme, të ndeshë me kritika nga më të ndryshmet në publik.

Morris, e cila ka qenë e hapur kundër racizmit dhe transfobisë, tha se ajo është ndjerë e izoluar nga disa bashkëkohës të muzikës ‘country’, të cilët i kishin dalë kundër artistes, gjatë turneve të tyre muzikorë.

Maren kishte një mosmarrëveshje shumë publike me Jason Aldean në lidhje me çështjet trans, dhe gjithashtu ka kritikuar Morgan Ëallen për përdorimin e tij të një sharje racore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore