Muzikë

Marc Anthony nderohet me një yll në bulevardin “Walk of Fame”


Bulevardi “Walk of Fame” në Hollywood, tanimë edhe zyrtarisht ka një tjetër yll legjendar të shtuar në trotuarin e tij – dedikuar, këngëtarit dhe aktorit amerikan, Marc Anthony.

Të enjten, më 7 shtator, Anthony mori pjesë në zbulimin, ku pati mbështetjen e bashkëshortes së tij, Nadia Ferreira.

Çifti ishte i gjithë buzëqeshur për ditën e madhe të Anthony. Ai u largua me pllakën e tij, e cila ka të ngjarë të shkojë në një vend të veçantë në rezidencën e tyre.

Djemtë e tij, Ryan Adrian Muniz dhe Cristian Marcus Muniz, të cilët ai e ndan me Dayanara Torres, ishin gjithashtu të pranishëm.

Marc Anthony dhe djemtë e tij.

Sipas organizatorëve, këngëtari mori yllin me numër 2762 në “Hollywood Walk of Fame”, pranë këndit historik të “Hollywood & Vine”

Jo vetëm që Anthony kishte mbështetjen e gruas së tij të bukur paraguajane, por edhe mikut të tij të mirë, yllit të futbollit David Beckham.

Atleti i kishte dërguar mesazh para zbulimit duke thënë se nuk po ia dilte të shkonte në ceremoni, por më pas e befasoi duke u shfaqur surprizë.

Marc Anthony dhe David Beckham.

Beckham, i cili madje mbajti një fjalim, foli për sekretin epik duke thënë: “Është vërtet e vështirë të mbash diçka nga Marc, por u mbajt sekret”.

“Mendoj se ai ishte i lumtur. Unë mendoj se ai u befasua. Shkoi mirë”, shtoi ai.

Marco Antonio Muniz i njohur profesionalisht si Marc Anthony, është një këngëtar, kompozitor dhe aktor amerikan.

Marc Anthony.

Ai është artisti më i shitur i salsës tropikale i të gjitha kohërave.

Katër herë fitues i çmimit “Grammy” dhe tetë herë fitues i çmimit “Latin Grammy”, ai ka shitur më shumë se 12 milionë albume në mbarë botën.

I njohur për numrat dhe baladat e tij latine të salsës, Anthony ka fituar çmime të shumta dhe arritjet e tij janë nderuar me vlerësime të ndryshme.

Anthony mban Rekordin Botëror të Guinness për artistin tropikal/salsa më të shitur dhe albumet më numër një në listat e fundvitit të “Billboard Tropical Albums”.

Ai është gjithashtu artisti me më së shumti këngë numër 1 në tabelën “Billboard Latin Tropical Airplay” me gjithsej, 32 sosh.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore