Lajme

Maqedonia e Veriut: 9 të vdekur e 409 raste të reja me COVID-19


Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, 9 persona e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, dhe janë regjistruar 409 raste të reja.

Sipas regjistrit nga Termi Im i personave të vdekur, është raportuar 1 person i vdekur nga COVID-19 me datë 20.12.2021.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së MV-së, janë kryer 4 mijë e 751 testime për COVID-19, ndërsa janë shëruar gjithsejtë 289 pacientë.

Raste aktive me COVID-19 sipas MSH-së raportohet të jetë 4 mijë e 801.

Deri më tani janë bërë gjithsej 1 milion e 581 mijë e 175 testime të COVID-19 në vend.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar nga pandemia në MK që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 223 mijë e 739 pacientë, ndërsa të shëruar 211 mijë e 21, kurse vdekje 7 mijë e 917.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore