Lajme

Maqedonia e Veriut: 9 të vdekur e 370 raste të reja me COVID-19


Shkup

Maqedonia e Veriut po përjeton një valë të ashpër të virusit COVID-19 dhe vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 9 persona, derisa janë regjistruar 370 raste të reja.

Nga ky numër 51 janë ri-infektime me virus.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, janë kryer 3 mijë e 148 testime për COVID-19.

Janë regjistruar gjithsej 391 pacientë të rikuperuar brenda 24 orëve të fundit.

Raste aktive me COVID-19 sipas MSH-së raportohet të jetë 2 mijë e 826.

Deri më tani janë bërë gjithsej 1 milion e 904 mijë e 443 testime të COVID-19 në vend.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar nga pandemia në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 299 mijë e 419 pacientë, ndërsa të shëruar 287 mijë e 518, kurse vdekje 9 mijë e 75.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore