Lajme

Maqedonia e Veriut: 8 të vdekur e 1 mijë e 348 raste të reja me COVID-19


Shkup

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, 8 persona e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, dhe janë regjistruar 1 mijë e 348 raste të reja. Nga 1 mijë e 348 rastet, 145 janë ri-infektuar.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, janë kryer 6 mijë e 141 testime për COVID-19.

Janë regjistruar gjithsej 784 pacientë të rikuperuar brenda 24 orëve të fundit.

Raste aktive me COVID-19 sipas MSH-së raportohet të jetë 16 mijë e 132.

Deri më tani janë bërë gjithsej 1 milion e 706 mijë e 696 testime të COVID-19 në vend.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar nga pandemia në MK që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 244 mijë e 632 pacientë, ndërsa të shëruar 220 mijë e 400, kurse vdekje 8 mijë e 100.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore