Lajme

Maqedonia e Veriut: 2 të vdekur e 1 mijë e 375 raste të reja me COVID-19


Ilustrim

Në Maqedoninë e Veriut numri i të vdekurve dhe të infektuarve me COVID-19 është rritur ndjeshëm menjëherë pas festave të fundvitit të kaluar.

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, 2 persona e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, dhe janë regjistruar 1 mijë e 375 raste të reja.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, janë kryer 7 mijë e 188 testime për COVID-19, ndërsa janë shëruar gjithsejtë 217 pacientë.

Sipas Regjistrit të vdekjeve të diagnostifikuara me COVID-19 nga Termini Im, janë raportuar 2 të vdekur nga data 28.12.2021 deri më 02.01.2022.

Raste aktive me COVID-19 sipas MSH-së raportohet të jetë 6 mijë e 818.

Deri më tani janë bërë gjithsej 1 milion e 626 mijë e 464 testime të COVID-19 në vend.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar nga pandemia në MK që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 228 mijë e 540 pacientë, ndërsa të shëruar 213 mijë e 722, kurse vdekje 8 mijë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore