Lajme

Maqedonia e Veriut: 18 të vdekur dhe 50 raste të reja me COVID-19


Në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit janë regjistruar 18 persona të vdekur si rezultat i COVID-19. Po ashtu, sipas Institutit të Shëndetit Publik në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë në Shkup, thuhet se janë regjistruar edhe 50 raste të reja të infektuar nga kjo pandemi dhe se të shëruar janë 81 pacientë.

Të shëruar në Maqedoninë e Veriut deri më tani janë gjithsejtë 147mijë e 381 persona.

Ndërsa numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 që nga ditët e para të fillimit të pandemisë është 155 mijë e 217 persona.

Kurse të vdekur deri më tani janë shënuar gjithsejtë 5 mijë e 387 persona, kurse numri i rasteve aktive është 2 mijë e 449 persona.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore