Lajme

Maqedonia e Veriut: 14 të vdekur e 396 raste të reja me COVID-19


Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, 14 persona e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, dhe janë regjistruar 396 raste të reja.

Sipas regjistrit nga Termi Im i personave të vdekur, është raportuar se kanë vdekur 4 persona nga COVID-19 nga data 17 deri më 20.12.2021.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së MV-së, janë kryer 4 mijë e 858 testime për COVID-19, ndërsa janë shëruar gjithsejtë 207 pacientë.

Raste aktive me COVID-19 sipas MSH-së raportohet të jetë 4 mijë e 971.

Deri më tani janë bërë gjithsej 1 milion e 586 mijë e 33 testime të COVID-19 në vend.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar nga pandemia në MK që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 224 mijë e 134 pacientë, ndërsa të shëruar 211 mijë e 228, kurse vdekje 7 mijë e 935.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore