Muzikë

Manson reagon kundër ish të fejuarës së tij


Këngëtari i famshëm amerikan, Marilyn Manson, ka vendosur t’iu kundërpërgjigjet pretendimeve të ish- fejuarës së tij Evan Rachel Wood, e cila ditë më parë, me anë të një postimi në llogarinë e saj të Instagram, e ka etiketuar Manson si një “abuzues”.

Manson ka publikuar një fotografi në Instagram të cilën shkruan: “Natyrisht, arti im dhe jeta ime kanë qenë prej kohësh magnet për polemika, por këto pretendime të kohës së fundit rreth meje janë shtrembërime të tmerrshme të realitetit”.

“Marrëdhëniet e mia intime kanë qenë gjithmonë krejtësisht konsensuale me partnerë të cilët kishin mendime të njëjta me mua. Pavarësisht se si – dhe pse – të tjerët tani po zgjedhin të keqinterpretojnë të kaluarën, kjo është e vërteta”. shton ai.

Pas postimit të Wood-it, shtëpia diskografike “Manson Loma Vista Recordings”, ndërpreu lidhjet me të dhe lëshoi ​​një deklaratë: “Në dritën e akuzave shqetësuese të sotme nga Evan Rachel Wood dhe gra të tjera që përmendin Marilyn Mansonin si abuzuesin e tyre, Loma Vista do të pushojë së promovuari më tej albumin e tij aktual”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore