Sport

Manchester United, të pa interesuar ta shesin Martial-in te Juventus


Juventus thuhet se ka identifikuar Anthony Martial-in si objektiv të merkatos së verës – por Manchester United nuk ka ndërmend ta shesë atë.

Bardhezinjtë duket se do të jenë në treg për një sulmues, pasi Alvaro Morata është kthyer në Atletico Madrid pas një marrëveshje tjetër huazimi.

Morata kishte kaluar dy sezonet e fundit në Torino, por tani shpreson të ndikojë në klubin e tij mëmë dhe ka impresionuar Diego Simeone në parasezon.

Martial gjithashtu ka shijuar një verë pozitive pasi iu dha mundësia për të luajtur nën trajnerin holandez.

Para ardhjes së holandezit, koha e Martial në Old Trafford dukej se kishte përfunduar, por Ten Hag mendon ndryshe.

26-vjeçari kërkoi të largohet gjatë merkatos së janarit, pas një mosmarrëveshjeje shumë publike me shefin e përkohshëm Ralf Rangnick.

Foto: Eric Alonso/Getty Images)

Ai më pas ishte pjesë e grupit fillestar të lojtarëve të United në fillimin e verës së parë të Ten Hag në krye dhe ka qenë një nga historitë e suksesit të para-sezonit deri më tani.

Me Cristiano Ronaldo që vendosi të mos bashkohet me shokët e tij të skuadrës në turneun e Azisë dhe Australisë, Martial ka udhëhequr linjën në secilën nga katër ndeshjet e trajnerit të ri në krye.

Dhe në atë kohë, ai ka gjetur rrjetën tre herë dhe ka fituar respektin e Ten Hag, së bashku me një pjesë të mbështetësve që kishin hequr dorë më parë prej tij. Gazeta britanike Mirror raporton se United i ka thënë tashmë Martial-it se nuk do të shitet, veçanërisht me të ardhmen e pasigurt të Ronaldo-s.

Përpara programit para-sezonal besohet se United ishte i hapur që Martial të largohej ose të dilte sërish në huazim, por Ten Hag e ka bllokuar këtë duke e parë atë të luajë gjatë javëve të fundit.

Ronaldo ende mund të largohet nga United, pasi e ka bërë të qartë se ai do të dëshironte që t’i jepej një lëvizje nëse paraqitet një ofertë e pranueshme.

37-vjeçari është i dëshpëruar për të luajtur në Ligën e Kampionëve, por ka një mungesë opsionesh me Bayern Munich, Chelsea dhe Real Madrid që të gjithë e përjashtojnë veten nga gara.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore