Sport

Manchester United nënshkruan kontratë të re 10-vjeçare me Adidas


Klubi anglez Manchester United njoftoi të hënën se ata kanë nënshkruar një kontratë të re 10-vjeçare me gjigantin gjerman të veshjeve sportive Adidas, me vlerë minimale prej 900 milionë paundë (1.048 miliardë euro) sipas BBC-së.

Të dy palët, të cilët kanë qenë partnerë që nga sezoni 2015/2016, thanë se marrëveshja e re do të fokusohej “në mënyrë të konsiderueshme në ekipin e femrave të Manchester United”.

“Marrëveshja e re i vë theks më të madh ekipit të femrave të Manchester United që nga rihapja e tij në 2018 – vazhdimi i angazhimit të Manchester United dhe Adidas për të avancuar lojën e femrave”, thuhet në një deklaratë në faqen e internetit.

“Adidas dhe Manchester United janë dy nga markat më të rëndësishme në futbollin ndërkombëtar dhe është e natyrshme që ne të vazhdojmë bashkëpunimin tonë”, tha në një deklaratë CEO i Adidas, Bjorn Gulden.

United nuk dha shifra për marrëveshjen e re, por BBC-ja pretendoi se ajo kishte vlerë të paktën 900 milionë paundë, ose pothuajse 105 milionë euro në sezon.

Për krahasim, Adidas ka nënshkruar një kontratë 10-vjeçare me Real Madrid-in deri në vitin 2028 për një shumë rekord të vlerësuar midis 120 dhe 150 milionë euro në sezon.

Firma gjermane pret ta mbyllë vitin me një humbje operative prej 450 milionë eurosh, sipas parashikimeve të saj të publikuara javën e kaluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore