Sport

Manchester United në bisedime me Zidane, Rodgers gati të thotë ‘po’    


Të gjithë te Manchester United janë ende të paqartë se çfarë përmbanë e ardhmja në stolin e tyre.

Derisa klubi ka vendosur të mos e shkarkojë Ole Gunnar Solskjaer, presioni i madh nga tifozët duket se ka ndryshuar këtë vendim.

Tani, sipas raportimeve nga Anglia gjatë mëngjesit të sotëm, tifozët e djajve kanë arsye që të gëzohen.

20 herë kampionët e Anglisë kanë filluar bisedimet me ish-trajnerit e Real Madrid-it, Zinedine Zidane.

Por, ky lajm nuk është i vetmi që ka ardhur këtë mëngjes.

Sipas mediave të afërta me klubin, trajneri i Leicester City-t, Brendan Rodgers, është i gatshëm të thotë po pikërisht në atë moment që United e kërkon atë.

Kanë mbetur edhe pesë ditë deri te rikthimi i klubeve në aksion, andaj duket shumë e vështirë që një emër tjetër të ulet në stolin e United në ndeshjen përballë Ëatford-it, por jo e pamundur.

Drejtuesit e djajve po e shfrytëzojnë lidhjen që Zidane ka me Cristiano Ronaldo-n dhe Raphael Varane-n për të arritur ta bindin francezin.

Negociatat nuk priten të jenë të lehta, por tashmë dera nuk është e mbyllur më.

Rodgers, Zidane apo Solskjaer, e ardhmja për stolin e djajve të kuq do zgjidhet shumë shpejtë, por deri te momenti i emrit, duhet të pritet edhe pak…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore