Sport

Manchester City humb Laporte-n dhe Stones-in për disa javë vendimtare


Aymeric Laporte dhe John Stones kanë pësuar dëmtim dhe do t’i mungojnë Manchester City-t për një periudhë dy javore.

Këtë e ka bërë të ditur klubi i Manchester City-t nëpërmjet një komunikate zyrtare.

Dy futbollistët kanë pësuar lëndime të ndryshme, por koha e rikuperimit për të dy është e njëjta, dy javë.

Kjo është një goditje shumë e rëndë për Manchester City-n, pasi periudha që po vjen është e mbushur me ndeshje të vështira.

Së pari, skuadra e Guardiola-s përballet me Chelsea-n.

Qytetarët shkojnë si mysafirë në një fushë të ëvshtirë, përballë kundërshtarit i cili i mposhti në finale të Champions League.

Pastaj, në fundjavë, në kompeticionin Evropian, City përballet me yjet e Paris-it, në ndeshjen kryesore të grupit.

Kurse, menjëherë pas saj vjen përballja mes tyre dhe Liverpool-it, në mitikun “Anfield”.

Guardiola humb shërbimet e dy talismanëve të tij, të cilët pritet të zëvendësohen nga Ruben Dias dhe Nathan Ake.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore