Rajoni

Mali i Zi merr ndihmë financiare nga BE-ja


Kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian (BE) në Mal të Zi, ambasadorja, Oana Kristina Popa, dhe kryenegociatori, Zorka Kordić, nënshkruan të martën Marrëveshjen për Mbështetjen Financiare të Bashkimit Evropian (BE), për sektorin e shëndetësisë.

Grandi prej 9.5 milionë Euro i BE-së, ka për qëllim mbështetjen e sektorit shëndetësor pas përfundimit të krizës aktuale shëndetësore. Gjithashtu synon forcimin e qëndrueshmërisë së tij ndaj kërcënimeve të në të ardhmen.

Ky grand përfshin investime në infrastrukturë, pajisje dhe kapacitete njerëzore të sistemit shëndetësor malazez, për të kontrolluar dhe adresuar çështjet e sigurisë shëndetësore.

Ambasadori Popa theksoi se mbështetja e BE-së do të sjellë përfitime afatgjata në sistemin shëndetësor malazez dhe cilësinë e shërbimeve shëndetësore të ofruara për qytetarët.

Kordić u shpreh se perspektiva evropiane e Malit të Zi u forcua nga një mbështetje e strukturuar dhe e vlefshme për sistemin shëndetësor të vendit.

Kjo marrëveshje financimi parashikon prokurimin e pajisjeve PCR që analizojnë një numër të madh të mostrave për zbulimin e COVID-19. Kjo do të rrisë kapacitetet e Qeverisë për testimin dhe ndjekjen e Coronavirus-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore