Shqipëria

Makina del nga rruga, humb jetën 33-vjeçari


Njё person ka humbur jetёn dhe njё tjetёr ёshtё plagosur si pasojё e njё aksidenti nё fshatin Lumas.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:45, në aksin rrugor Gostimë- Mollas, sipas njoftimit të policisë.

33-vjeçari me inicialet R.H. po udhёtonte me automjetin e tij tip “Audi” kur humbi kontrollin e drejtimit tё mjetit dhe doli nga rruga.

33-vjeçari shoqёrohej nga shtetasi me inicialet E.Q. 29 vjeç, banues i fshatit Floq tё Cёrrikut, i cili ndodhet jashtё rrezikut pёr jetёn.

Nё vendngjarje kanё mbёrritur dhe forcat e policisё, tё cilat po punojnё pёr zbardhjen e aksidentit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore